Olaf

Deputetët presin një porosi të qartë të kancelarit gjerman, Olaf Sholz për liberalizimin e vizave

Duke folur për pritjet e tyre nga vizita e kancelarit të Gjermanisë, Olaf sholz që do t’ia bëjë vendin tonë në fillim të qershorit, deputetë të gjitha partive politike kanë deklaruar se ata presin një deklarim të qartë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjatë intervistës për “Kosovapress” deputetë të partive në pushtet por edhe të partive opozitare kanë shfaqur shpresën e tyre se kancelari i Gjermanisë, Olaf sholz do ta thotë qar[të se Kosova i ka përmbushur moti kushtet për liberalizim dhe se heqja e vizave për qytetarët e saj është shtyrë tepër gjatë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka shfaqur bindjen e tij se “kancelari gjerman shpresoj ta thotë të njëjtën frazë për arsye se Kosova që moti i ka përmbushur kushtet që janë kërkuar për liberalizimin e vizave dhe kjo çështje është prolonguar”. Edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka theksuar se është një disponim i mirë për çështjen e liberalizimit të vizave, përveç disa vendeve që kanë hezitime për çështjen e liberalizimit të vizave, disa janë në procese zgjedhore. Institucionet e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë momentumin e përkrahjes ndërkombëtare për të shtyrë përpara temat si liberalizimi i vizave dhe dialogun, ka porositur, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …