Stavileci, PDK: Pushteti arrogant e mos dëgjues po thellon krizën dhe varfërinë e familjeve kosovare

Stavileci: Tash e dy vite qytetarët e vendit tonë po vazhdojnë të përballen me kriza e vështirësi të njëpasnjëshme

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë të cilën e ka akuzuar për keq qeverisjen e vendit. Ai ka thënë se tani e dy vite, qytetarët e vendit tonë po vazhdojnë të përballen me kriza e vështirësi të njëpasnjëshme. “Nisi me pandeminë, vazhdoi me energjinë elektrike, me reduktime dhe shtrenjtime, dhe tani e sa muaj me ngritje marramendëse çmimesh dhe rekorde të zeza inflacioni. Sot si asnjëherë më parë që nga çlirimi, familjet po varfërohen muaj pas muaji dhe gjendja e tyre po rëndohet orë e çast. Buxheti i familjeve kosovare po zvogëlohet me shpejtësi të madhe, çmimet po rriten me shpejtësi edhe më të madhe e shporta po pakohet drastikisht me prodhimet bazë të jetesës. Nuk bëhet qeverisja duke munguar e abstenuar. Nuk zgjidhen krizat duke i shpërfillur e thelluar. Nuk ndihmohen familjet duke i varfëruar. Familjet kosovare, sot më shumë se kurrë, kanë nevojë urgjente për t’i ndihmuar ka theksuar anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …