Erdogan dhe partneri i tij qeverisës janë dakorduar që të mos vazhdohet me gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

Erdogan: Ne ende kemi për qëllim pengimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se ende e ka për qëllim pengimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai ju ka thënë gazetarëve se bisedimet e zhvilluara gjatë kësaj jave me delegacionet e këtyre dy shteteve, nuk ishin në nivelin e pritshëm, dhe ka theksuar se nuk është ndërmarrë asnjë hap për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë që ka Turqia. “Ata nuk janë të sinqertë. Ne nuk mund të përsërisim gabimin që kemi bërë në të kaluarën sa i përket shteteve në NATO që mbështesin terroristë të tillë, pas NATO është organizatë e sigurisë. Për aq kohë sa Tayyip Erdogan të jetë në krye të Republikës së Turqisë, ne nuk mund të themi ‘po’ për anëtarësimin në NATO të shteteve që mbështesin terrorizmin” ka theksuar presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Turqia kundërshton synimet e Suedisë dhe Finlandës për NATO duke argumentuar se këto dy shtete strehojnë persona që janë të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, që Turqia e konsideron organizatë terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …