Deputetes, Haxhiu i caktohet paraburgimi prej 30 ditësh

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në
Prishtinë i ka caktuar deputetes, Albulena Haxhiu, masën e paraburgimit në kohëzgjatje
prej 30 ditësh. Ajo u arrestua sot teksa po udhëtonte drejt Gjilanit në një
tubim të opozitës. Prokurori i rastit, ka kërkuar masën e paraburgimit prej një
muaji. Deputetja, Haxhiu ka refuzuar
t’i përgjigjet pyetjeve të
prokurorit dhe gjyqtarit, si dhe ka refuzuar të marrë avokat mbrojtës.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti godet deklaratat e Albin Kurtit për uljen e pabarazisë në paga

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vënë në pikëpyetje deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për …