leoni

Deputetet Blerta Deliu e Time Kadriaj e quajnë të pakuptimtë kushtëzimin e liberalizimit të vizave me procesin e dialogut

Deputetet Blerta Deliu Kodra dhe Time Kadriaj e kanë quajtur të pakuptimtë kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me procesin e dialogut me Serbinë. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është e padrejtë që kosovarët të zhgënjehen në vend se të gëzojnë lëvizjen e lirë.  Ajo ka theksuar tutje se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret dhe i mbetet BE-së që të konfirmojë angazhimin shumëvjeçar të institucioneve. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka vlerësuar se Kosovës po i bëhet padrejtësi në këtë proces. “Çështja e liberalizimit te vizave ka pasur kushte dhe kritere dhe dialogu janë dy çështje ndaras. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk kanë të drejtë as ata me përcaktuar kushte dhe kritere shtesë sa i përket çështjes së liberalizimit: ka theksuar deputetja, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse vonon konstituimi i Kuvendit

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse …