Ujkani: Kriza e shkaktuar nga lufta e cila është duke vazhduar në Ukrainë, ka lënë gjurmët në ekonominë në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), Emrush Ujkani ka vlerësuar se kriza e shkaktuar nga lufta e cila është duke vazhduar në Ukrainë, ka lënë gjurmët në ekonominë në Kosovë. Ai ka deklruar për Ekonomia Online se ndikimi i luftës në Ukrainë është i pa shmangshëm, është duke u vërejtur për ditë në vendin tonë, kjo është një breng jo vetëm rajonale por edhe globale. “Ajo është duke lënë gjurmët e veta edhe në ekonomit e brishta si kjo e jona. Ndikimi është i madh, rritja e inflacioni është rezultat i këtij ndikimi, po ashtu edhe në sektorin e energjisë që jo vetëm Kosova por i gjithë kontinenti i Evropës është në një pikëpyetje të madhe për reduktime të rrymës. Qeveria duhet të jetë gjithmonë dhe më tepër afër qytetarëve dhe sektorit privat. Sektori privat ka luajtur dhe e luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Në anën tjetër Qeveria duhet të punojë më tepër që të vetëdijësoj dhe ta kemi mbështetjen e aleatëve perëndimore që është e domosdoshme për t’i tejkaluar këto kriza” ka porositur, Emrush Ujkani.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …