Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Innovate Israel, Itai Green ka thënë se Kosova ka potencial të madh për t’u zhvilluar

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Innovate Israel, Itai Green ka thënë se Kosova ka potencial të madh për t’u zhvilluar. Ai ka shtuar më tutje se janë të gatshëm që t’i sjellin në Kosovë njohuritë nga praktikat më të mira prej 500 korporatave që kërkojnë risi në mënyrë aktive në Izrael. Gjatë intervistës për portalin Telegrafi, ai ka theksuar se mendon që për Izraelin është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojë me partnerët e vendeve të tjera. “Izraeli mund të ndajë me ju disa nga njohuritë, veçanërisht kur bëhet fjalë për inovacionin, teknologjinë informative dhe arsimin. Ju jeni një vend shumë i ri, sapo mësova se mosha mesatare është 31 vjeç dhe mendoj se keni potencial të madh. Do të rritni shpejtë vlerën, kjo është pikërisht ajo që vendet e tjera gjejnë në Izrael, kjo është ajo që do të ofrojnë për ju dhe mendoj se është reciproke. Ju mund të merrni njohuri në bujqësi, në shëndetësi, në tregti elektronike, në kibernetikë, në turizëm, në financa, në sigurime dhe në fusha të tjera” ka thënë mes tjerash, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Innovate Israel, Itai Green.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …