leoni

Deputetët e kanë votuar sot me shumicë votash shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e kanë votuar sot me shumicë votash shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës duke i hapur rrugë zgjedhjeve

Deputetët e kanë votuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Shpërbërja e Kuvendit ka marrë 89 vota pro. Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas Kushtetutes së Kosovës në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjesl Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit. Të gjitha subjektet politike kanë deponuar nënshkrimet si dhe janë deklaruar se janë për shpërndarjes të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …