leoni

Kryeministri, Kurti, kërkoi falje për mos heqjen e taksës 100% për mallrat nga Serbia, ashtu sikur ishte zotuar

Albin Kurti thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të merret me punë të mëdha e jo me tema të mëdha

Sot është shpërndarë legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se me shpërbërjen e Kuvendit, mundësia për zgjedhje u kthehet qytetarëve. Ai ka theksuar se qeveria e ardhshme duhet të merret me punë të mëdha e jo me tema të mëdha. “Në parim nuk jemi kundër dialogut por jemi për dialog me parime. Seanca e fundit ishte mundësia e mundësisë. Ishte mundësia e deputetëve që t’ia kthej mundësinë qytetarëve të Kosovës. Është mundësia për një legjislaturë të re e për qeveri të mirë” tha Kurti. “Tash për tash jemi në një proces me vullnet të mirë e për kurorëzimin e të cilit unë jam optimist”. “Qeveria e ardhshme nuk do të duhej të merrej me tema të mëdha si demarkacioni që nuk na i solli vizat, por duhet të merret më punë të mëdha, arsimin, shëndetësinë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …