PDK-AAK-Nisma

Deputetët e koalicionit: PDK-AAK-NISMA presin sqarim nga administrata e Kuvendit për mbylljen e seancës

Administrata e Kuvendit ka bërë të ditur se vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për në orën 15.oo. Ftesën për vazhdimin e seancës  e ka dërguar kryesuesi i saj, e cili e kishte mbyllur atë arbitrarisht, deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci. Mirëpo koalicioni PAN, të cilit po duket se ndërpreja i ka konvenuar më shumë se të tjerëve  e konsideron të përfunduar seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës dhe deputetët mund të mos marrin pjesë në vazhdimin e seancës. Ata po presin qarim zyrtar  nga administrata e Kuvendit dhe nëse ajo  nuk jep sqarim, atëherë ata do të kërkojnë interpretimin e  Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …