Deputetët e Listës Serbe sot janë rikthyer në Kuvend, pas një mungese prej gati pesë muajsh, për të siguruar vazhdimin e mandatit

Deputetët e Listës Serbe, sot janë rikthyer në Kuvend, pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit dhe për të marrë pagat e majme mujore nga buxheti i Kosovës. Kjo praktikë  u lejohet me ligj për të mos djegur mandatet e deputetit. Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …