Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të veturave

Me datën 07.02.2024 në orët e pasdites në Stacioni Policor në Gjakovë janë raportuar dhe iniciuar pesë raste të ndara për vjedhje të veturave: një në fshatin Cermjan dhe katër të tjerat në qytetin e Gjakovës. Veturat e vjedhura kanë qenë tre Golf II, një Ford Fokus dhe një Golf V. Bazuar në të dhënat e pranuara nga ankuesit e rasteve të raportuara, veturat kanë qenë të parkuara, ndërsa çelësat e tyre (në të gjitha rastet) i kishin lënë brenda tyre. 

Njësitet kompetente në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rasteve dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur t’i gjejnë, të braktisura, pesë veturat e raportuara të vjedhura. 

Puna operative dhe hetimore ka vazhduar në drejtim të identifikimit  dhe arrestimi të të dyshuarve të përfshirë në rastet e raportuara, kështu që rreth orës 02:20 të datës 08.02.2024, janë identifikuar dy të dyshuar. Të njëjtit dyshohet se fillimisht kanë shkaktuar vetë-aksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë. Dy të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimin se janë të përfshirë në rastet e vjedhjes së veturave dhe me vendim të prokurori të shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë edhe veprimet hetimore), janë dërguar në mbajtje. 

 

Gjakovë,  8 shkurt 2024

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …