Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në mbledhjen për konstituimin e Komisionit Hetimor, lidhur me rezervat shtetërore

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Mospjesëmarrje e ka bërë të pamundur që të mbahet mbledhja e këtij komisioni ngase në sallë ishin vetëm deputetët e opozitës. Kryesuesi i këtij komisioni, Rashiti Qalaj, ka thënë se edhe përkundër që kanë pritur më shumë se 15 minuta asnjë nga deputetët e LV-së nuk është paraqitur në mbledhje. Për këtë ai ka kërkuar që mbledhja të mbahet sërish. Ai ka bërë me dije se është takuar me deputetin Armend Muja, i cili i ka thënë se do të shkonte në Komision për Buxhet.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …