Gjykata e Lartë në Beograd, liroi nga arresti ish-nënkryetarin e Listës Serbe, M. Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje

Gjykata e Lartë në Beograd, liroi nga arrestimi ish-nënkryetarin e Listës Serbe, M. Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit. Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes. Më 29 shtator, Millan Radoiçiq kishte  marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiqit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe iu ka  ndaluar të hyjë  në territorin e Kosovës. Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Radojçiqit iu konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, pasaporta e Republikës së Serbisë dhe  është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet e Gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …