Deputetët pa punë, por me asistentë: 52 kontrata të nënshkruara, paga mbi 700 euro për staf

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës nuk është funksional dhe nuk ka zhvilluar asnjë veprimtari substanciale për më shumë se një muaj e gjysmë, 52 deputetë kanë angazhuar asistentë personalë. Bazuar në një rregullore të Kuvendit, këta asistentë tashmë janë përfshirë në listën e pagave, me një pagë neto prej 729 eurosh, ndonëse nuk kryejnë ndonjë detyrë konkrete. Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar si të pajustifikuar dhe joetik në rrethana të bllokadës institucionale. Deputetë të partive kryesore kanë konfirmuar angazhimin e stafit,  Kritikat përqendrohen në menaxhimin e dobët të parasë publike dhe mungesën e përgjegjësisë politike.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …