Deputetët votojnë për mbrojtjen e UÇK-së apo kundër saj

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme  plenare do të hapë diskutim vetëm për një pikë të rendit të ditës dhe atë për shqyrtimin e  propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën së Kosovës. Ky propozim është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe ndryshimi i tillë  do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.


Kjo gjykatë do t’i dënojë me burg vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ato që i konsideron krime të kryeta  gjatë luftës në Kosovë, qoftë edhe kundër masakruesve e kriminelëve serbë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Për ndryshimet në amendamentet kushtetuese, Kuvendit i duhen 81 vota të deputetëve.  Kundër themelimit të Speciales janë edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK, të cilët në të njëjtën kohë me fillimin e seancës do të organizojnë një protestë ku kundërshtohet themelimi i kësaj gjykate që dënon vetëm pjesëtarët e UÇK-së. Kundër kësaj gjykate antishqiptare  janë shprehur edhe partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht – kërkesat e komandantëve dhe qytetarëve

Komandanti i luftës së UÇK-së, njëkohësisht veprimtar dhe ish-i burgosur politik, Sadik Halitjaha ka bërë …