Deputeti, Bekë Berisha, ka kërkuar plotësimin e kërkesave të Policisë së Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes së veteranëve të UÇK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar plotësimin e kërkesave të Policisë së Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes së veteranëve të UÇK-së, me kusht që deputetët e kësaj partie të votojnë në Kuvend ligjet ndërkombëtare. Berisha këtë deklaratë e ka bërë në seancën e djeshme të Kuvendit, derisa iu kishte dhënë fjala para procesit të votimit të komisionerit parlamentar të FSK-së. Unë e mbështes edhe një ide të deputetit, Fatmir Humolli,  për kërkesat e policisë, zgjidhjes së çështjes së veteranëve, ka saktësuar ai. Këto kërkesa paraprakisht duhet plotësohen që ne pastaj të  votojmë ligjet ndërkombëtare. Nuk do ta votojmë as  propozimin e  Mimoza Kusarit për “bashkim kombëtar” pa u plotësuar kërkesat e policisë dhe ato të veteranëve të UÇK-së,  ka ironizuar  me këtë rast, deputeti, Bekë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …