Deputeti, Bekë Berisha thotë se kryeministri Kurti i ka dy rrugë, ose të mbajë zgjedhje të parakohshme, ose të heq dorë prej bisedimeve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se themelimi i Asociacionit është duke e vënë kryeministrin, Albin Kurti në një pozicion të vështirë dhe kjo do të shihet në vazhdim. Berisha ka thënë se Albin Kurti  e ka distancuar veten nga Asociacioni pasi është shumë i dëmshëm për Kosovën, duke paralajmëruar se do ta dërgojë vendin në zgjedhje në mënyrë që të ikë prej bisedimeve. Kryeministri i ka dy rrugë, ose të mbajë zgjedhje të parakohshme, ose të  heq dorë prej bisedimeve,  sepse Albini ka shkaktuar viktima në njerëz, në kauzën e  tij të rrejshme, ka saktësuar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …