Eman Rrahmani ka reaguar pas mosmbështetjes së kërkesës për debat në Kuvend lidhur me ekspozitën e organizuar nga Shkëlzen Gashi

Në një postim publik, Rrahmani ka thënë se mosvotimi i iniciativës për debat nga deputetët e Lëvizja Vetëvendosje tregon qëndrimin e tyre ndaj kësaj çështjeje. “E kam thënë edhe më herët, dhe kjo u dëshmua sot në Kuvend nga Vetëvendosje, me mosvotimin për të diskutuar rreth këtyre veprimeve. Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë. Sot në Kuvend, financuesja e ekspozitës, Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosje dolën në mbrojtje të ekspozitës, duke mos lejuar debat në Kuvend për këtë çështje”, ka shkruar Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

FMN: Ekonomia e Kosovës në fazë më të brishtë, rritja ngadalësohet dhe inflacioni mbetet i lartë

Ekonomia e Kosovës po hyn në një fazë më të ndjeshme zhvillimi, me rritje në …