Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën penale kundër Salih Mustafës, u paraqit eprori i UÇK-së gjatë luftës, Fatmir Humolli

Deputeti, Fatmir Humolli, dënimin me 26 vjet burg për bashkëluftëtarin e tij, Salih Mustafa, e ka cilësuar vendim politik

Eprori  dhe luftëtari i lirisë,  Fatmir Humolli, vendimin për dënim me 26 vjet burg të  Gjykatës Speciale për ish-komandantin, Salih Mustafa, e ka cilësuar, vendim politik. Fatmir Homolli, i cili ka qenë bashkëluftëtar me Salih Mustafën, ka shtuar se Specialja bazohet në dëshmitarë që fshehën nga populli, kurse shqipton dënime në emër të popullit, por Salih Mustafën e njeh mirë shumë mirë populli i Kosovës. Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe merr  vendime politike. Nuk kam çfarë të deklaroj më shumë për një gjykatë që nuk e njeh realitetin,  por bazohet në dëshmitarë të mbrojtur, ilegalë, që nuk njihen prej  popullit të vet. Populli sot përfiton nga lufta e Sali Mustafës me shokë”, ka thënë Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …