Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri: Gjykata Speciale është e njëanshme nuk merret me krimet e Serbisë në Kosovë

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri: Gjykata Speciale është e njëanshme nuk merret me krimet e Serbisë në Kosovë

Përkundër që shumica e kolegëve të tij thanë që nuk e kishin ditur se po nënshkruanin për të kërkuar seancën ku do të zhbëhej Gjykata Speciale, deputeti Labinot Tahiri ka thënë se ai e dinte fare mirë çka nënshkroi dhe se nuk është penduar për këtë. “Mua nuk mund të më mashtroj askush. Jam i vetëdijshëm se çfarë kam nënshkruar, nuk kam nënshkruar për Thaçin, Ramushin apo të tjerë, kam nënshkruar për mijëra shqiptarë të cilët e kanë kërkuar atë”, ka thënë deputeti Tahiri.

Ai vlerëson se Gjykata Speciale është e njëanshme, e cila fare nuk merret me krimet e Serbisë në Kosovë. “Unë nuk turpërohem dhe nuk e kam kërkuar që nënshkrimi të më tërhiqet por ashtu e kam lenë, sepse gjykata është e njëanshme, flitet vetëm për UÇK-në, ndërsa për krimet e Serbisë nuk flitet”, ka thënë më tej ai.

Sipas tij, një gjykatë si kjo, përveç të gjallëve, do t’i dëmtojë edhe të vdekurit. “Nuk është i dëmshëm vetëm për ne që jemi të gjallë, por, edhe për ata që kanë vdekur duke u nisur prej  Adem Jasharit që ishte në vetëmbrojte e i masakruar tërësisht me familjen e tij, e që sot ata që kanë bërë krime jetojnë edhe në mesin tonë, pra mund të ketë serbë të asaj kohe, policë që i realizuan ato masakra e jetojnë sot të lirë në Kosovë..!”,  ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …