Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti është takuar me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti është takuar me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti është takuar me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai ka njoftuar se kanë diskutuar në detaje për situatën ekonomike në vend. Vitin e kaluar Kosova ka përjetuar krizën më të madhe të dekadës së fundit, të shkaktuar nga inflacioni i lartë dhe kriza energjetike. Kjo krizë ka shkaktuar një tronditje në jetën e qytetarëve dhe në kostot e bizneseve. Delegacionit të FMN-së ia prezantova qëndrimin tonë lidhur me zhvillimet ekonomike aktuale dhe të pritshme. Shpreha shqetësimin tonë si parti e djathtë, që mbështet konkurrencën e lirë dhe biznesin privat, për përkeqësimin e strukturës së buxhetit shtetëror, konkretisht për rënien e investimeve kapitale nga 23 për qind në 15 për qind të buxhetit, si dhe për rritjen e shpenzimeve për subvencione dhe transfere nga 32 për qind në 42 për qind të buxhetit”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …