Kryeministri Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit nuk po i mbron qytetarët nga inflacioni

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se Qeveria e Albin Kurtit nuk po i mbron qytetarët nga inflacioni. Hoti me anë të një postimi publik thekson se parashikimi për vitin 2023 nuk do të jetë më  i mirë. Viti 2022 u përshkua me mungesë të qeverisjes efktive, e cila do t’i mbronte qytetarët nga inflacioni dhe do të promovonte zhvillim ekonomik. Parashikimi për vitin 2023 po ashtu nuk është më i mirë”, shkruan Hoti. Sipas tij, rritja ekonomike në vitin 2022 erdhi nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve, e jo nga investimet publike apo private. Ai ka treguar se inflacioni, i cili arriti kulmin në 14.2 për qind në korrik 2022, erdhi si rezultat i rritjes të kostos së transportit, çmimit të energjisë dhe çmimit të ushqimeve. Situata nuk u menaxhua si duhet nga Qeveria pasi ngarkesat tatimore mbetën të pandryshuara. Jo vetëm që nuk e suspendoi akcizën në naftë për një kohë, por Qeveria nuk e uli as TVSH-në Nga 18 për qind në 8 për qind për disa artikuj ushqimor shtesë, edhe pse këtë ia mundësonte ligjin për TVSH-në. Si rezultat, Qeveria mblodhi qindra miliona euro TVSH nga rritja e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Për pasojë, bilanci bankar i Qeverisë gjatë vitit 2022 ishte tepër i lartë. Pasi ato mjete nuk u shpenzuan në investime kapitale, ato u zhvlerësuan nga inflacioni”, saktësoi,  Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …