Ardian Kastrati, reagoi kundër Projektligjit për tekstet shkollore, të cilin e miratoi Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për izolim të Kosovës

Duke komentuar mesazhet e presidentin francez nga vizita në Beograd, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se kryeministri Kurti po rrezikon një rekalibrim të forcave në rajon.  Duke e ndjekur vetëm agjendën e brendshme populiste Albin Kurti ka izoluar thellë Kosovën dhe ky skenar po rrezikon raportin e forcave forcave në rajon. Kurti ka prodhuar një polarizim të paparë shoqëror i cili po i pamundëson qytetarëve për të parë rrugën e re që Kurti i ka hapur ekuilibrit të ri gjeopolitik rajonal. Në këtë skenar të ri, Kosova tanimë është një aktor periferik dhe jo partnere e denjë për Amerikën  dhe BE-në. Nëse vazhdon kjo qasje, shume shpejt do të jetë e paaftë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Kosova nuk mund ta bëj lojtarin përball këtyre zhvillimeve e izoluar dhe me masa ndëshkimore. Prandaj, ajo ka nevojë për qeveri pa Albin Kurtin!”, ka shkruar  mes tjerash Ardian Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …