Kryetari i Serbisë, Vuçiq, gjatë qëndrimit në Paris, ka biseduar me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron

Deklaratat e kryetarit Emmanuel Macron nga Beogradi për Kosovën po konsiderohen tejet shqetësuese për vendin tonë

Deklaratat e kryetarit të Francës,  Emmanuel Macron nga Beogradi për Kosovën po konsiderohen tejet shqetësuese, për vendin nga partitë opozitare dhe njohësit e integrimeve evropiane. Sipas tyre, kritikat e Macronit janë të rënda, sidomos për kryeministrin Kurti, pasi  po merr vendime për qëllime elektorale në emër të Kosovës. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, thotë për KosovaPress se shqetësimi i shprehur nga Macron se lëvizjet e fundit të Kosovës sa i përket hapjes së urës së Ibrit nuk dërgojnë sinjal të mirë duhet të merren seriozisht nga kryeministri Kurti. Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se për shkak të kryeministrit Kurti, vendi po vazhdon të jetë i izoluar, derisa Serbia po thellon marrëdhëniet me Perëndimin.  Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se presidenti francez nuk po i beson më Qeverisë Kurti, andaj akuzat e tij ndaj vendit janë të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …