Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion parazgjedhor me partitë Guxo dhe Alternativa

Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion parazgjedhor me partitë Guxo dhe Alternativa. Megjithëse nga partia në pushtet nuk kanë pranuar të përgjigjen, anëtari i kryesisë së partisë  Guxo, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se kanë arritur dakordimin për koalicion parazgjedhor dhe se orët në vijim do të zyrtarizohet.  Megjithatë, një koalicion i tillë parazgjedhor nga analistë politik po konsiderohet jo shumë i dobishëm, pasi siç konsiderojnë po bëhet vetëm për t’i shpëtuar nga mos kalimi i pragut zgjedhor partitë politike Guxo dhe Alternativa. Dy partitë e mëdha opozitare, PDK dhe LDK nuk kanë pranuar të flasin për mundësitë e arritjes së ndonjë koalicioni, ndërkaq, AAK-ja ka paraqitur në KQZ koalicionin me Nismëm Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin e  intelektual E-30.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …