Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, me të rinj të kësaj partie vizituan disa nga ish-bazat e UÇK-së nëpër Kosovë

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me Rininë e kësaj partie dhe të rinjtë nga diaspora, kanë vizituar ish-bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër Kosovë. Gjatë vizitës në bazën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likovc të Skënderajt, Reçica theksoi rëndësinë e lavdisë së përjetshme të luftës së UÇK-së. “Lavdia e luftës së UÇK-së është e përjetshme. Historia është shkruar nga njerëzit më të devotshëm të atdheut për t’u mos u rishkruar kurrë më,” deklaroi Reçica. Vizita synonte të nderonte dhe kujtonte sakrificat dhe kontributin e ushtarëve të UÇK-së në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkruar se sot do …