Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vlerësuar protestën e 10 shkurtit të vitit 2007

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vlerësuar lart protestën e 10 shkurtit të vitit 2007. Ai ka thënë  se 10 shkurti i vendosi themelet e reja të përpjekjes për liri e vetëvendosje, përpjekje që vazhdon edhe sot e kësaj dite me intensitet edhe më të shtuar. 10 shkurti i vitit 2007 ishte vetë përcaktim i së ardhmes. Kjo datë është e tashmja e paralajmëruar jo vetëm për atë që alarmonte, sidomos për atë që shënjonte: se vullneti për liri e vetëvendosje nuk mund të negociohet, andaj nuk mund të ketë kompromis mbi të dhe për të. Gjatë intervistës për “Epokën e Re” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se dialogu në Bruksel i ka sjellë vetëm ndarje të brendshme Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se për normalizim të marrëdhënieve duhet ndryshuar Serbia dhe jo Kosova. Serbia është ajo që duhet të kërkojë falje për krimet e kryera dhe t’ia njohë Kosovës subjektivitetin e plotë, ka porositur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Raporti i KE-së konfirmon regres të theksuar në integrimet evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut …