Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

Deputetja, Albulena Haxhiu reagon për ndalimin e qytetarëve në kufi për shkak të gjobave të trafikut

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj ndalimit të qytetarëve që po u bëhet në kufi për shkak të gjobave që kanë në trafik. Përmes një shkrimi në rjetin social, ajo ka thënë se gjobat të cilat shqiptohen në komunikacion duhet të paguhen por sipas saj, kjo formë përveç që është maltretim për qytetarët është edhe e paligjshme dhe jokushtetuese dhe duhet të ndalohet sa më parë.

“Kjo formë, pa vendim/urdhër gjykate, pa njoftim paraprak, pa ftesë pra pa zbatim ligji, është kidnapim. Qeveria e pakicës por megalomane me poste ministrore e zëvendës të tyre, pa problem i falë 53 milionë Bechtel Enkas, paguan borxhet e serbëve me taksat tona, i ngritë pagat për vete, rehaton militantët nëpër institucione/ndërmarrje, shpik poste për t’i kënaqur apetitet e individëve e grupacioneve, rrezikon gjigantët ekonomik, ndaj qytetarëve po qëndron me kamxhik!”, ka shkruar ajo. Haxhiu ka thënë se këto vendime duhet të ndalohen sa më parë, duke i quajtur si absurde dhe të paligjshme dhe që po ua vështirësojnë edhe më shumë jetën qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …