Besa Gaxherri: Thaçi ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë, me Rusinë dhe me Mogherinin në BE

Besa Gaxherri thotë se LDK e sheh të nevojshme shkuarjen urgjente në zgjedhje në mënyrë vendi do të ecte përpara

Deputetja Besa Gaxherri thotë se LDK e sheh të nevojshme shkuarjen urgjente në zgjedhje. Sipas saj kjo parti mendon se vetëm në këtë mënyrë vendi do të ecte përpara. “LDK mendon se është urgjente dhe zgjidhja e vetme e situatës shkuarja në zgjedhje të reja’, ka thënë Gaxherri në një emison televiziv. Deputetja thotë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa është e vetmja parti e gatshme për zgjedhje. “Asnjë parti politike nuk është më e përgatitur dhe e gatshme për të shkuar në zgjedhje se LDK’, shtoi ajo. Gaxherri është shprehur e gatshme për bashkëpunim opozitar. Nuk e përjashton bashkëpunimin edhe me PSD-në e Shpend Ahmetit që u nda nga Vetëvendosja e Albin Kurtit. “Nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe PSD janë të gatshme atëherë ne duhet t’i koordinohemi të gjitha partitë në opozitë’, ka thënë deputetja e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Jakup Krasniqi si zëdhënës nuk ka bërë asnjë faj, por edhe nëse ka bërë ndonjë faj sipas jush, unë e mbaj burgun për të

Sadik Halitjaha: TRONDITËSE LAJMET E ORËS 20 në TV Klan të datës 03 prill – për veprimet e Gjykatës Speciale në Hagë

Atë çka mësuam nga këto lajme ishte e papritur: që Gjykata do të hyjë edhe …