Teuta Haxhiu: Vjosa Osmani po e shfaq paditurinë e saj si politikane me fjalime të liga dhe duke e injoruar UÇK-në

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka vlerësuar se ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku ka mungesë transparence

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku është kritikuar edhe nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu. Ajo ka vlerësuar se ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka mungesë transparence. Ajo ka përkujtuar se më 21 gusht kanë mbetur vetëm dhjetë ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende përballen me pasiguri lidhur me sigurimin e teksteve. Deputetja, Teuta Haxhiu ka ngritur pikëpyetje edhe për aktivitetin publik të ministrit Çeku, duke pretenduar se në profilin e tij zyrtar në Facebook janë publikuar vetëm tri postime që lidhen me Ministrinë e Arsimit që nga marrja e detyrës. Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga ministri dhe ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si po menaxhohet çështja e teksteve shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramadan Baraliu: Deklaratat e BE-së janë politike, ndryshimet ligjore i takon t’i vlerësojë drejtësia

Analisti Ramadan Baraliu thotë se deklaratat e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet në Ligjin për …