Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj konferencës së Vetëvendosjes para Prokurorisë Speciale, në Prishtinë, duke përmendur disa nga aferat korruptive të Qeverisë Kurti. Ajo ka thënë se Vetëvendosja duhet të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për Martin Berishajn, për Rezervat Shtetërore e për kontratat sekrete. Prokuroria Speciale e Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’iu shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radoiçiqin në emër të Vetëvendosjes. Partia që e ka bërë bashkimin kombëtar, që ka ndërtuar 160 çerdhe, që ka zvogëluar çmimin e energjisë elektrike, që e ka përfunduar rrugën për Podujevë, Gjilan e Mitrovicë sot po bën histori. Para Prokurorisë Speciale ka vendosur të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike, tha mes tjerash deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …