Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forca e parë politike pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Jo vetëm kaq, por sipas deputetes së LSI, Petrit Vasili, i cili pritet të jetë në krye të partisë pas largimit të Metës në Presidencë, do të jetë dhe kryeministri i vendit. “Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë për objektivat që duam të realizojmë. Këtë herë jemi më të bindur dhe e thatë, nëse ka një gjë që krahas besimit që na është dhënë, ja sigurojmë jo vetëm kryetarit Meta si propozues kryesor i emrave tanë, por edhe LSI-së që e besoi dhe e miratoi listën ku të gjithë ne jemi përfaqësues, është që fal përkushtimit, por mbi të gjitha dashurisë që ne e bëjmë këtë punë, është e sigurt që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike më 18 qershor dhe jam e sigurt që edhe Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë.” ka thenë Mehmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, për deklaratat skandaloze se Kosova është shkatërruar për 20 vjet
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova …