Brickos

Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Deputetja e LV, Arbërie Nagavci: Të ndalën fyerjet ndaj deputetëve të dorëhequr nga Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është e njohur për aktivitetin e anëtarëve të saj përmes rrjeteve sociale. Por, aktivistët e Vetëvendosjes janë gjithashtu të njohur edhe për linçimet dhe ‘gozhdimet’ që ua bëjnë atyre që kanë mendim ndryshe pikërisht përmes rrjeteve sociale. Pas dorëheqjes së deputetes Besa Baftiut, nga Vetëvendosja, kanë filluar fyerjet nga më të ndryshmet.  “E mallkuar, tradhtare, shantazhuese…”e shumë terme të tjera denigruese i janë drejtuar Baftiut e cila dha dorëheqje nga kryetarja e Qendrës në Gjilan si dhe nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë. E për këtë, deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi, ka kërkuar nga aktivistët që të përmbahen, duke iu thënë që të mos bien në grackën e inatit. “E kuptoj zemërimin e aktivistëve, kanë punuar shumë që Lëvizja të arrinte këtë rezultat. Por, uroj të arrini të vetëpërmbaheni e të mos bini në grackën e inatit. Shumë nga ju keni sakrifikuar nga vetja, keni ndihmuar sepse na keni besuar, andaj me të drejtë mund të ndjeheni të lënduar e të dëshpëruar, por duhet të mos harrojmë se dashamirësia dhe mirësjellja janë shumë më produktive se imponimi, fyerjet e dhuna dhe se qytetarët e bëjnë vet vlerësimin”. Më tej Nagavci ka thënë se Vetëvendosje vazhdon të këtë mbështetje, në prograim e Lëvizjes. “Ne të tjerët, bashkë me të gjithë ata që po vazhdojnë të anëtarësohen e të na mbështesin duhet të angazhohemi për realizimin e programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jemi shumë në këtë rrugëtim, andaj ju ftoj që të ecim përpara me besim, me mirënjohje, me dashuri e mirësi”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …