Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancat e Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancat e Kuvendit. Musliu, ka thënë se mos kalimi i ligjeve në Kuvend është faj i mazhorancës. Ajo thotë se qytetari ua ka dhënë mandatin për të qeverisur e ajo për të qëndruar jashtë nëpër kafiteri në kohën kur mbahen seancat. “Një mazhoranc e cila për një vit rresht në çdo paraqitje të tyre qoftë në parlament apo televizion, konferenca shtypi çdo herë na kanë mbajt nën hundë 14 shkurtin dhe 50.01 % referendumin siç thoshin ata, mos ta rrinë ti kalojnë ligjet me shumicë parlamentare kjo nuk do koment dhe faji këtu është direkt i mazhorancës, s’ka të bëjë opozita sepse në fund të ditës qytetari ia ka dhënë atyre mandatin për të qeverisur e jo për të qëndruar jashtë nëpër kafiteri e nëpër vende tjera në kohën kur mbahen seancat”, tha Musliu.  Ajo thotë se është ithtare  që asnjë ligj mos të mbështetet në mungesë të kuorumit kur mazhoranca nuk brengoset aspak.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …