Komisioni për Rishqyrtim i Këshillit Prokurorial, shqyrtoi kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Komisioni për Rishqyrtim i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të premten ka shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi. Kundërshtimi i katër kandidatëve të lartpërmendur erdhi pasi Komisioni rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, në krye me kryesuesin Jetish Maloku dhe anëtarët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, kishin renditur në këtë garë, kandidatin Blerim Isufaj, si më të suksesshmin me 98 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndërsa, sipas rezultatit të intervistimit renditja e katër kandidatëve të tjerë sipas pikëve ishte: Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.06 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.02 pikë. Pas dorëheqjes se anëtarit të KPK-së Agron Beka nga ky komision, vendin e tij e ka zënë anëtarja Jehona Grantolli.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …