Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për zgjedhjet e brendshme që mbajti, Lista Guxo

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për zgjedhjet e brendshme që mbajti, Lista ‘Guxo’. Ajo ka shkruar se kjo është lojë e Vjosa Osmanit me Donika Gërvallën. Dhe në fund nga këto ‘zgjedhje’ na doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e Listës. Donika Gervalla dhe Faton Peci morën numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizimet e saj ndër vite e dinë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhet faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njëjtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin. Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale, po bëhet vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avancimit të grave”, ka shkruar deputetja e PDK-së, Ganimete  Musliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …