Nesër vijnë në Prishtinë, këshilltarët e Olaf Scholzit dhe Emanuel Macronit, që të takohen me kryeministrin, Kurti

Nesër vijnë në Prishtinë, këshilltarët e Olaf Scholzit dhe Emanuel Macronit, që të takohen me kryeministrin, Kurti

Me kohë është bërë e ditur se Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryetari i Francës,  Emmanuel Macron kanë angazhuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Bone, për t’i ofruar mbështetje përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në pyetje e gazetarëve lidhu me këtë takim kryeministri Kurti foli për dialogun me Serbinë pas vënies së gurthemelit të një shkolle në Llugë të Podujevës, ndërsa nuk e pa të rrugës të komentojë takimin. Më falni, besoj që është shumë e rëndësishme të flasim për shkolla. Shkollat janë shumë të rëndësishme. Emisarët së bashku e të gjitha këto kanë vende të tjera, kohë të tjera. Kryeministri paraprakisht komentoi shprehjen e gatishmërisë nga ana e Turqisë që të ndihmojë si ndërmjetësuese në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.  Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit ndërsa  ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha mes tjerash, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …