Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu: Haradinaj ka shndërruar kryeministrinë në pronë partiake

Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu: Haradinaj ka shndërruar kryeministrinë në pronë partiake

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj se “e ka shndërruar kryeministrinë në një pronë partiake, për shkak se ai pret në zyrën e tij militantë nga radhët e AAK-së”.

“Dje, kryeministri Haradinaj, dha urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike! Fakti që ai pret në vazhdimësi në zyrën e tij, kryesitë e degëve e militantë të partisë së tij tregon se e ka shndërruar kryeministrinë si pronë partiake! Një qeveri pazaresh nuk mund të përfundojë ndryshe se në qeveri pronarësh partiak dhe grupor”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …