Deputetja e VV- Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk e votoi Gërvallën për shkak të sulmeve ndaj bashkëshortit të saj

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka sqaruar publikisht arsyen pse nuk mori pjesë në votimin për Donika Gërvalla-Schwarz si kandidate për kryetare të Kuvendit. Ajo ishte e vetmja deputete nga VV që nuk e përkrahu kandidaturën, duke thënë se vendimi i saj nuk lidhet me motive partiake. Përmes një postimi, Selimi tha se mospjesëmarrja në votim lidhet me deklaratat fyese të Gërvallës në vitin 2020 ndaj bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi. Ajo bashkëngjiti edhe postimet e Gërvallës, në të cilat Selimi përshkruhej si figurë e botës së krimit.
Deputetja theksoi se ky veprim është bërë për hir të transparencës ndaj publikut dhe përkrahësve të VV-së. Në votim morën pjesë 57 deputetë, por mungesa e Selimit nuk u evidentua menjëherë, çka sugjeron një gabim të mundshëm në numërim. Kjo është hera e parë që një deputet i shumicës në VV refuzon hapur një kandidaturë të brendshme për shkak të arsyeve personale. Ngjarja ka ngjallur debat të madh në opinion dhe brenda strukturave të partisë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë ende ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë mospërputhje.
Donika Gërvalla është kandidatura e dytë e VV-së për këtë post, pas dështimit të propozimit të parë. Seanca e radhës pritet të sqarojë më tej votimin dhe qëndrimet e grupit parlamentar. Ndërkohë, Selimi mbetet pjesë e VV-së, por me një qëndrim të qartë kritik ndaj Gërvallës.

Kontrolloni gjithashtu

Ylber Hysa: Thaçi bisedoi me Presidentin Clinton nga një tendë e improvizuar për demilitarizimin e UÇK-së

Ish-diplomati Ylber Hysa ka rrëfyer një episod të rrallë nga paslufta duke treguar se Hashim …