Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e GIZ-it, në kuadër të Javës së Evropës, ka organizuar sot në Prishtinë konferencën rajonale “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”, në të cilën morën pjesë të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, në fjalën e saj para të pranishmëve, u fokusua te rinia dhe perspektiva e saj, duke potencuar nevojën e përfshirjes më të madhe të të rinjve në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Emini ka thënë se rinia është prijatare në rrugën evropiane të Kosovës, si alternativa e vetme e të ardhmes së saj. Në vazhdim të fjalës së saj, kryetarja e komisionit tha se të rinjtë tanë aktualisht nuk qëndrojnë në një pozicion shumë të favorshëm, përderisa papunësia në mesin e tyre është e lartë dhe ndryshe nga bashkëmoshatarët tyre në rajon dhe gjetkë, ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet anëtare të BE-së. “Përderisa jemi ne dhe institucionet tona të cilat duhet të punojnë më shumë në rritjen e punësimit të të rinjve dhe t’u japim motiv për të studiuar dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ka shumë gjëra që edhe Bashkimi Evropian mund të bëjë për ta afruar rininë tonë me procesin e integrimit evropian dhe me qytetarët e BE-së”, ka thënë Emini.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …