Ganimete Musliu

Deputetja, Ganimete Musliu pyet Qeverinë se a ka reaguar për pritjet e gjata të mërgimtarëve tanë në kufi me Serbinë e Kroacinë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër kufirin Merdare dhe atë të Kroacisë. Ajo iu ka  drejtuar Qeverisë së vendit duke i kërkuar të pyesin pse mërgimtarët po presin kaq gjatë. Këta mërgimtarë tanë  që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike. Qeveri, pyet njëherë ç’janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata. 31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat. Pas 9 ore pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë e vendeve të Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …