Arian Zeka

Arian Zeka: Është fatkeqësi që qeveritë kanë dështuar ta bëjnë realitet Zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, është cituar të ketë deklarua se mënyra sesi Kosova  të ketë investime më të mëdha amerikane dhe të tjera të huaja, është që në radhë të parë vendi duhet të ketë stabilitet politik, të fuqizojë sundimin e rendit e të ligjit dhe të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike.  Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës që në vitin 2022 ta ketë në fokus përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe përmirësimin e ofertës për investitorët e huaj. Në një intervistë për KosovaPress, Arian Zeka ka deklaruar se është fatkeqësi për vendin që kjo qeveri dhe ato të kaluarat kanë dështuar ta bëjnë realitet Zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë, e cila tashmë është e mbyllur, dhe shprehet i frustruar që kjo zonë asnjëherë nuk u arrit të jetësohet që prej vitit 2018 kur ishte marrë vendim për themelimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …