Ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se mësimi duhet të zhvillohet me prani fizike të nxënësve

Në fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit mësimor, ministrja e Arsimit, Shkencës,  Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci  ka thënë se mësimi duhet të zhvillohet me prani fizike, por në kushte dhe rrethana të caktuar  mund të shfrytëzohen edhe  mënyra e metoda të tjera  “Të dashur mësimdhënës, nxënës dhe të gjithë të punësuar në shkolla. Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të riktheheni në shkolla për të filluar gjysmë vjetorin e dytë me energji të reja, kureshtje e pasion për të mësuar më shumë. Në mënyrë që të kemi cilësi më të mirë, institucionet shkollore duhet të mbesin të hapura e mësimi të zhvillohet me prani fizike dhe kjo kërkon punë e përgjegjësi nga të gjithë ne. Mësimi do të vazhdojë të zhvillohet sipas Udhëzuesit i cili parasheh 4 skenarë”, ka shkruar  me këtë ministrja e Arsimit,  Arbërie Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …