Deputetja, Osmani numëron dështimet e politikës së jashtme

Deputetja e Lidhjes Demokratike
të Kosovës, Vjosa Osmani konsideron se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi duhet të
jap dorëheqje pas dështimeve në politikën e jashtme. Duke përmendur mos-anëtarësimin
e vendit në UNESCO, deputetja Osmani ka thënë se kjo ka krijuar një precedent
shumë të rrezikshëm për anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera. “Në
aspektin dypalësh, çështja e njohjeve është lënë tërësisht anash, siç shihet
edhe nga rezultati dëshpërues këtë vit. Me një njohje të vetme për këtë vit
(nga shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara), diplomacia e udhëhequr nga Hashim
Thaçi ka rënë në pikën më të ulët që nga shpallja e pavarësisë, në vitin 2008.
Një trend i tillë i njohjeve rrezikon seriozisht proceset shtet-ndërtuese të
Kosovës dhe rrjedhimisht edhe anëtarësimin në Kombe të Bashkuara si qëllim
final të këtij procesi”, ka vlerësuar deputetja, Vjosa Osmani. Ajo ka shtuar se
për këto dështime, Thaçi do të duhej të jepte dorëheqje ose të zëvendësohej me
dikë tjetër nga kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …