Derek Collet: Zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen

Derek Chollet ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Që të dy, i ka uruar për arritjen e marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së veriut. E urova kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër, Maqedoni e Veriut, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE. Tani më shumë se kurrë, Kosova është afruar te e ardhmja evropiane, ka shkruar Chollet. Ndërkaq, presidentin serb, Chollet ka njoftuar se e ka falënderuar për qasjen konstruktive në Ohër. E rëndësishme është që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të implementuar dhe për ta përcaktuar rrugën drejt normalizimit dhe integrimeve evropiane. Gjithashtu, e falënderova Serbinë për riangazhimin e saj me SHBA-në në stërvitje të mbrojtjes, ka shkruar Chollet.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …