leoni

Bombardimi i Serbisë

Më 24 mars të vitit 1999, Aleanca Veriatlantike, kishte filluar bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi, Mali i Zi

24 vjet më parë, më 24 mars të vitit 1999, rreth orën 20.00 Aleanca Veriatlantike, kishte filluar  bombardimin e Jugosllavisë së mbetur, Serbi, Mali i Zi, për shkak të dhunës spastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Fillimin e bombardimeve e kishte lajmëruar nga selia e NATO-s në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm, Havier Solana. Bombardimet intensive kanë vazhduar deri më 8 qershor, në kohën kur Serbia kishte paralajmëruar kapitullimin, që u nënshkrua në Kumanovë më 10 qershor 1999. Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe ekonomike të Serbisë, ishin kishte marrë hov edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Në pamundësi për të rezistuar dhe me qëllim hakmarrjeje, forcat ushtarake e policore serbe iu kishin vërsulur popullatës civile shqiptare duke kryer shumë masakra në të gjitha zonat e luftimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …