Deri me tani në komunën e Deçanit janë strehuar 18 familje te prekura nga tërmeti në Durrës

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në bashkëpunim me Drejtorin për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike, kanë nxjerr një vendim ku në bazë të këtij vendim kanë emëruar një komision 5 anëtarësh nga sektorët: emergjencë, shëndetësi dhe arsim, për të bërë evidentimin e këtyre familjeve ku janë të vendosura në fshatrat e komunës së Deçanit dhe në qytet. Ky ekip ka në dispozicion edhe një numër kontakti ku i fton edhe familjet tjera të cilat kanë pranuar qytetarët nga Shqipëria dhe ata të cilët do të pranojnë të lajmërohen tek Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, në Nr.- 045/120 – 700, në mënyrë që ta keni më të lehët sistemimin e familjeve, kontrollimin shëndetësorë, po ashtu të behët evidentimin i fëmijëve të moshës parafillorë dhe atyre në shkollë në mënyrë që të ju krijohet mundësia e vazhdimit të mësimit në shkollat e afërta aty ku ata edhe janë të vendosur. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit, të cilët kanë mundësi që të pranojnë familje nga Shqipëria, të lajmërohen në numrin e shënuar më lartë dhe të koordinohen më ekipin e krijuar. Bashkëpunimi juaj me ekipin e krijuar nga Institucioni Komunal është i mirëseardhur.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …