Deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës

Deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës

PDK do ta zgjedh kryetarin e ri në Konventën e 3 korrikut, mirëpo, pak ditë para mbajtjes së kësaj konvente nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare. Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale në këtë parti, thotë se deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare. Ai ka thënë se po punohet në përgatitje sa më të mirë të konventës dhe së gara është e hapur. “Secili kandidat mund ta dorëzoj kandidaturën deri më 1 korrik. Kandidatit potencial i duhet një mbështetje rreth 50 delegatë të konventës”, ka thënë Gjoshi. Më tutje, ai ka bërë me dije se pak ditë para konventës do të mbahet edhe një takim me të gjithë  kandidatët e mundshëm për t’ua lehtësuar siç thotë ai proceduarat rreth kandidimit. Në opinionin publik janë së paku tre emrat që po vlerësohen si favorit për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend. Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku deri më tash as nuk e kanë pohuar dhe as mohuar mundësinë për të qenë kandidat për kryetar të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …