Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Provimi i Maturës Shtetërore mbahet të shtunën më 26 qershor ndërsa rezultatet shpallen më 5 korrik

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton të gjithë maturantët se të shtunën (më 26 qershor) do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore. Në njoftim thuhet se në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Tutje thuhet se “Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet i përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, prandaj kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI. Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi”. Po ashtu, MAShTI thekson se bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, konsideron se kryeministri Albin Kurti është spiuni i Serbisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti …